Shopping bag0
Shopping Bag
0

Rreth Nesh

Tafaj Mobileri u hap në vitin 1991 për të sjellë në tregun Shqiptar mobilje cilësore dhe unike të një game të gjerë. Në vitin 1992 ne filluam të importojmë dhe eksportojmë artikuj nga Bullgaria, duke tregtuar produktet tona për herë të parë në tregun ndërkombëtar. Rritja e vazhdueshme na coj në hapjen fabrikës tonë për prodhimin e mobiljeve në vitin 1996, një laborator inovacioni, ku skuadra jonë prodhon karrige, tavolina, kolltuqe dhe shezlongje që okupojnë hapsirat e qindra zyrave, hoteleve, resorteve dhe sallave eventesh. Sot ne bashkëpunojmë me kompani nga Italia, Turqia, Izraeli dhe Kina dhe shesim produktet tona si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, me çmime mjaft konkurruese dhe cilësinë më të mirë në treg. Ne vazhdojmë të inovojmë dhe sjellim dizajne të reja për klientët tanë, jo thjesht mobilje të zakonshme por objekte që gjallërojnë dhe ju sjellin jetë hapësirave ku ato vendosen. Në vizitën tuaj të rradhës në një bar apo restorant, mund ta gjeni veten në komoditetin e një prej këtyre produkteve.